Koalicioni për Familjen kërkon mbështetje nga qytetarët për të kundërshtuar ndryshimet që cenojnë vlerat e familjes

Aktuale

Koalicioni për Familjen kërkon mbështetje nga qytetarët për të kundërshtuar ndryshimet që cenojnë vlerat e familjes

Më: 23 janar 2025 Në ora: 11:45
Koalicioni për Familjen

Koalicioni për Familjen, sot ka mbajtur një konferencë për media. Gjatë kësaj konference, Eman Rrahmani, përfaqësues i koalicionit, theksoi dy arsye kryesore që e detyruan këtë konference.

Sipas njoftimit për media, Rrahmani e konsideroi vendimin e PZAP-it për të dënuar një veprim pa bazë ligjore si një shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave politike të qytetarëve dhe një kërcënim për angazhimin e koalicionit në mbrojtje të vlerave të familjes.

“Ky veprim është i paargumentuar dhe i pabazuar,” tha Rrahmani, duke shtuar se koalicioni po përballet me një situatë që cenon angazhimin dhe kauzën e tij për mbrojtjen e familjes. Ai theksoi gjithashtu se spoti televiziv, i cili është në përputhje me vlerat e shoqërisë, nuk përmban asnjë gjuhë urrejtjeje dhe nuk mund të ndalohet. “Ne nuk mund të ndalojmë asnjëherë gjuhën tonë, ku flasim për vlerat e familjes,” tha Rrahmani.

Më tej në njoftim thuhet se Koalicioni për Familje theksoi se do të vazhdojë të angazhohet dhe të punojë për mbrojtjen e këtyre vlerave.

Rrahmani gjithashtu bëri një paralajmërim për organizatat që janë të regjistruara në Serbi dhe që, sipas tij, përpiqen të dëmtojnë familjen dhe angazhimin e qytetarëve për vlerat e familjes në Kosovë.

“Ai theksoi se disa ligje po tentojnë të cenojnë angazhimin e qytetarëve që kundërshtojnë këto përpjekje. Koalicioni bëri thirrje për mbështetje nga qytetarët dhe theksoi se do të ndërmarrin hapa ligjorë për të kundërshtuar çdo përpjekje për të ndaluar dhe ndryshuar normat që mbrojnë vlerat e familjes”, thuhet në njoftim.

Koalicioni për Familje do të vazhdojë gjithashtu të argumentojë për mbrojtjen e këtyre vlerave dhe të kundërshtojë çdo formë të instrumentalizimit që është në dëm të familjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat