Gashi: Subjektet politike po përdorin gjuhë të ashpër në mungesë të programeve

Aktuale

Gashi: Subjektet politike po përdorin gjuhë të ashpër në mungesë të programeve

Më: 23 janar 2025 Në ora: 18:44
Bejtush Gashi

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Bejtush Gashi ka thënë se gjuha e përdorur nga subjektet politike është si rezultat i mungesës së ofertave dhe programeve që ata kanë për qytetarët.

Ai tha se subjektet politike në këtë fushatë duhet që të shpalosin oferta konkrete për qytetarët.

“Gjuha që po përdorët në fushatë gjykoj dhe vlerësoj që është si rezultat i ofertave dhe mungesës të programeve që subjektet kanë për qytetarët për faktin se në këtë fushatë elektorale para qytetarëve duhet që të shpalosën ofertat konkrete. Mbi këto oferta qytetarët do të kenë mundësinë që të përcaktohen qartë dhe saktë mbi perspektiven e zhvillimit që ofrojnë partitë politike“, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari“ në Tëvë1.

Tutje, ai tha se numri i përkrahësve për partinë që i përket ai është rritur dhe pret që të vazhdojë kjo rritje.

“Numri i përkrahësve është rritur jashtëzakonisht shumë. Kjo vërehet edhe në shtimin e pjesëmarrësve në tubimit që kemi pasur, rasti në Gjakovë. Presim që kjo rritje të vazhdojë edhe nesër në Gjilan….“, ka thënë ai.

Ndryshe, mbi 120 mijë euro gjobë janë shqiptuar për 10 ditë të fushatës zgjedhore ndaj partive politike për shkak të thyerjes së rregullave të fushatës. Lidhja Demokratike prin e para me shumën e dënimit të marrë, pasur nga PDK, AAK dhe Vetëvendosje.

Partitë politike kanë afat që brenda 15 ditësh të paguajnë gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për ankesa dhe parashtresa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat