Që nga muaji prill i vitit 2023, ajo u mbyll pasi konsiderohej e rrezikshme për lëvizjen e automjeteve.
E hapja e urës se re mbi liqenin e Badocit u bë tek në fund të vitit që lamë pas.
Me 31 dhjetor është lëshuar për qarkullim ura mbi liqenin e Badovcit, por deri me 9 janar të këtij viti kjo urë nuk është testuar.
Testimi i saj 10 ditë pas hapjes, ka bërë që Prokuroria të nisë hetimet.
“Policia e Kosovës pas pranimit të autorizimit nga gjykata dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka konfirmuar se një urë është lëshuar për qarkullim pa përfunduar testimi final. Në koordinim me prokurorin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës në një përgjigje për Tëvë1, Hysen Durmishi tha se nuk është i informuar për nisjen e hetimeve.
“Jo, nuk jam në dijeni”, ka thënë shkurt Durmishi
Televizioni madje ka kontaktuar edhe pronarin e kompanisë ndërtuese “Dreni Inginering”, por i njëjti nuk ka pranuar të flas.
Por ani pse nuk ishte testuar, një pjesë e qytetarëve nuk e kishin problem ta shfrytëzojnë këtë urë për lëvizje.
“Unë si e kam parë që është lëshuar, një kerr përpara edhe unë pas tij. Nuk e kam pas problem përderisa kanë shkuar tjerët”, shprehet Rinor Dauti, qytetar.
Por për dikë tjetër, ky nuk ishte një vendim i duhur.
“Po shumë është e rrezikshme sepse është kanë dashtë mu konstatu e mu testu a është e sigurt apo jo. Po, pikërisht sot, sot kemi qenë deri në aeroport dhe po kthehemi”, shprehet Sabri Saqipi.
Se a paraqet rrezik lëshimi i urës pa u testuar, tregon profesori Cenë Krasniqi.
“Nuk është e rrezikshme, sepse aty më se pari ekzekutuesi i ka qitë kamionët me asfalte, kështu që ai një lloj testi vet e ka bërë, kualiteti i betonit, nëse është konfirmuar që është kualiteti i betonit të projektuar edhe ai është një lloj testi”, vlerëson profesori Krasniqi.
Kompania fituese e tenderit kishte marrë 468 mijë e 522 euro për ndërtimin e urës së Badocit.