Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është pritur sot në Pentagon – Departamentin e Mbrojtjes nga Leigh Ann G. Killian, Drejtorja për Evropen Jugore dhe Lindore në Departmentin e Mbrojtjes, Zëvendës Drejtori Patrick M. Antonietti, dhe ekipi i tyre!
Diskutimet gjatë takimit janë fokusuar në partneritetin strategjik mes SHBA dhe Kosovës dhe antarësimin e Kosovës përmes Planit Aksional.
Pajtueshmëri e plotë për koordinim të punëve dhe veprimeve në proceset që e presin Kosovën.
Detaje tjera nuk u japen.