Selmanaj i bën thirrje ministrit Çeku të mos ndjekë hapat e Kurtit

Aktuale

Selmanaj i bën thirrje ministrit Çeku të mos ndjekë hapat e Kurtit

Më: 23 janar 2025 Në ora: 19:37
Driton Selmanaj

Kandidati i LDK-së për deputet, Driton Selmanaj i ka reaguar ministrit Hajrulla Çeku, i cili pretendon se Lidhja Demorkatike e Kosovës postimet i ka me sponzorizime, komentet me profile joreale e pëlqimet e blera.

Selmanaj në emisionin “DPT te Fidani” u bëri thirrje politikanëve, siç shprehet ai, sikur Çeku.

“Nëse eventualisht i zoti i shtëpisë shkallon edhe nga logjika, nuk duhet krejt shtëpia me shkallu”, u shpreh Selmanaj.

Sa i përket gjuhës jo të përshtatshme të kryeministrit Albin Kurti në fushata zgjedhore, Selmanaj tha se e gjithë Vetëvendosja nuk duhet ta ndjek këtë gjuhë, duke iu referuar kështu ministrit Çeku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat