​Blerja e votave, Shormaz: Vuçiq vazhdon lojën e ndyrë ndaj Kosovës

Aktuale

​Blerja e votave, Shormaz: Vuçiq vazhdon lojën e ndyrë ndaj Kosovës

Më: 23 janar 2025 Në ora: 21:44
Dragan Shormaz

Politikani serb Dragan Shormaz ka akuzuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq se po vazhdon lojën e tij të ndyrë në raport me Kosovën, duke blerë votat e serbëve për zgjedhjet e 9 shkurtit në emër të ndarjes së ndihmave.

Beogradi zyrtar ka njoftuar se do të ndajë nga 170 euro ose 20 mijë dinarë ndihma në emër të asistencës sociale për 5 mijë serbë, vendim që do të zbatohet nga 1 shkurti.

“Vuçiq gjithmonë bën lojë të ndyrë! Tani në mes të fushatës ka lëshuar para për 5 mijë serbë në Kosovë dhe kushti për ato para sigurisht që do të jetë që ata ta votojnë Listën Serbe, e cila është e përbërë nga të paaftë të dëshmuar.

Të shohim si do të arrijnë ato para në Kosovë?!”, shkruan Shormaz në platformën X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat