Gërvalla tha se “LDK-ja e Rugovës ka vdekur”, vjen kundërpërgjigjja e Shalës

Aktuale

Gërvalla tha se “LDK-ja e Rugovës ka vdekur”, vjen kundërpërgjigjja e Shalës

Më: 23 janar 2025 Në ora: 22:23
Kujtim Shala.

Ministrja Donika Gërvalla ka thënë se LDK-ja e presidentit Ibrahim Rugovës, ka vdekur.

Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar numri dy i LDK-së, Kujtim Shala.

Në emisionin “Rubikon”, Shala tha se LDK-ja sot është shumë më e madhe, e partia më e rinuar në Kosovë, e që sipas tij në 20 vjetët e ardhshme, ajo do të jetë partia kryesore në vend.

“Trashëgimia politike e presidentit Rugova është e gjerë, është shteti i Kosovës, janë miqtë tanë, janë raportet me Perëndimin. Ndërkaq në një shpjegim politik ai ka themeluar dhe ndërtuar për së gjalli vetëm një parti, Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka ndihmuar edhe subjektet e tjera, ka udhëhequr pastaj Këshillin Konsultativ të partive politike shqiptare, pra ka qenë një drejtues i trefishtë”, tha Shala.

“LDK-ja sot është partia më e rinuar në Kosovë, unë e shoh me shumë kënaqësi se si është rikonstruktuar dhe është bërë një parti që nëse nuk do të dominojë skenën politike të Kosovës,në 20 vjetët e ardhshme do të jetë ndër partitë kryesore”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat