Ramabaja: Shumë mirë që kemi sanksione, sepse kemi sovranitet

Aktuale

Ramabaja: Shumë mirë që kemi sanksione, sepse kemi sovranitet

Më: 23 janar 2025 Në ora: 23:15
Analisti Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja, identifikoi katër “arritjet kryesore” të Republikës së Kosovës, duke i përshkruar ato si suksese që shkojnë përtej një qeverie të veçantë, duke përfshirë të gjithë shtetin.

Ramabaja, gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, vlerësoi se ndodhi funksionalizimi i plotë i shtetit.

Gjithashtu, ai përmendi përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të Kosovës, të cilin e quajti një ndryshim shumë pozitiv.

“Katër arritje më të mëdha që i arrit Republika e Kosovës, s’po them vetëm Qeveria, se ato janë në dobi të Republikës së Kosovës. E para funskonalzimi i plotë i Republikës. Ndryshimi shumë pozitiv i imazhit të Kosovës.

Shumë mirë që i kemi sanksionet sepse e kemi sovranitetin…

Pra, sovraniteti, shtrirja e tij cep më cep të Kosovës. siguria që është elementi kryesor për garantimin e investimeve, qoftë të mërgatës  sonë, qoftë të jashtme. Këto janë projekte ambicioze që janë arritur”, ka thënë Ramabaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat