Zafir Berisha nga koalicioni AAK-Nisma, ka thënë se më 9 shkurt qytetarët e Kosovës do ta përmirësojnë gabimin që kanë bërë para katër vjetëve.
Në “Edicionin Special”, Berisha tha se qytetarët janë vetëdijësuar, dhe pjesëmarrja masive në tubimet e partive opozitare, sipas tij, e dëshmon këtë.
“Është një mobilizim i paparë ndonjëherë, dhe unë si veteran i politikës, një mobilizim i parë në vitin 2007, pothuajse i ngjan atij mobilizimi, mobilizim i cili ishte në prag të shpalljes së Pavarësisë.
Po shoh një mobilizim të tillë jo vetëm të koalicioni jonë, po edhe të subjektet tjera politike, përveç partisë që është në pushtet, e cila në fakt është duke i kamufluar disa tubime kinse gjoja janë tubime serioze”, tha Berisha.
“Po llogaris që tani kemi një vetëdijësim të qytetarëve dhe me pjesëmarrjen masive në tubimet e partive opozitare, në njëfarë mënyrë po duan të përmirësojnë gabimin që kanë bërë një pjesë e tyre, ku aksidentalisht në pushtet e kanë pru një subjekt politik të papërgjegjshëm, ku për katër vjet jo që nuk ka bërë asnjë punë, por i ka bërë vetëm sherr Kosovës. Më 9 shkurt qytetarët do ta përmirësojnë gabimin që e kanë bërë katër vjetëve”.