Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës.
Nga ora 09:15, kadetët do të hyjnë në sallë duke marshuar, përderisa hapja e ceremonisë zyrtare do të bëhet në ora 10:00.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni sipas ftesave pritet të jenë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare.
Por edhe, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.