Ajri i ndotur në Kosovë: Rreziku dhe rekomandimet nga infektologu Ramadani

Aktuale

Ajri i ndotur në Kosovë: Rreziku dhe rekomandimet nga infektologu Ramadani

Më: 24 janar 2025 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Infektologu Hamdi Ramadani ka ngritur shqetësimin për nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë.

Ai ka theksuar se kjo situatë është shqetësuese, veçanërisht për qytetarët me sëmundje kronike.

Sipas tij, ndotja mund të përkeqësojë ndjeshëm gjendjen shëndetësore të pacientëve me probleme kardiovaskulare, duke rritur rrezikun për komplikime të rënda.

Ramadani theksoi se është e domosdoshme që të ndërmerren masa urgjente për parandalimin e ndotjes së ajrit.

Ai sugjeroi në emisionin “Fol me Arin”, që qytetarët të qëndrojnë më shumë në ambiente të mbyllura, të shmangin konsumimin e duhanit, veçanërisht në hapësira ku ndodhen fëmijë, dhe të kalojnë kohë në zona malore me ajër të pastër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat