Haradinaj shqetësohet për çmimin e lartë të faturave të rrymës

Aktuale

Haradinaj shqetësohet për çmimin e lartë të faturave të rrymës

Më: 24 janar 2025 Në ora: 12:53
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, kandidati për deputet i AAK-së, ka thënë se Qeveria e vendit është duke abuzuar me çmimet e energjisë elektrike.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se çmimet e faturave të rrymës janë “astronomike”.

“Nëse ka pasë ndonjëherë abuzim me popull është kjo që po ndodh tani nga kjo qeveri.

Faturat e rrymës që po shpërndahen sot me çmime astronomike, janë dëshmi e abuzimit kriminal të bandës energjetike”.

“Urgjent duhet me u ngrit i madh e i vogël me e ndalu këtë shkatërrim.  Ne paguajmë për GEN-in serb, ky është krim dhe kjo është arsyeja se pse u ndërpre projekti për termocentralin e ri”, ka thënë Haradinaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat