​Zogaj kërkon përgjegjësi për vonesat e lëndëve penale

Aktuale

​Zogaj kërkon përgjegjësi për vonesat e lëndëve penale

Më: 24 janar 2025 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj ka thënë se kohëzgjatje e trajtimit të lëndëve penale tregon për statistika të papranushme dhe duhet të ketë përgjegjësi në rast se kur është mungesë organizimi dhe justifikimi i punës në zyre.

Kryesuesi Zogaj në takimin e radhës të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha se duhet të shikohet agjenda e gjyqtarëve dhe mos të ngarkohet ndonjëri më shumë e ndonjëri më pak.

Ai u fokusua te vonesat për lëndë penale.

Zogaj: Kohëzgjatja e qëndrimit të rasteve penale gjeneron një statistikë të papranueshme

“Kohëzgjatja e qëndrimit të këtyre rasteve, ne e dimë e gjeneron një statistikë të papranueshme të parashikimit të çështjeve, që është një shqetësim kryesor i Këshillit Gjyqësor dhe mendoj që duhet me qen edhe i komisionit, gjykatave por edhe i gjyqtarëve që janë të ngarkuar në këto çështje. Në çdo rast kur objektivisht është i pamundur trajtimi, kjo nënkupton se ne mund të kemi një justifikim por në rast se kur është mungesë organizimi dhe justifikimi i punës në zyre, kjo nënkupton që duhet të kemi përgjegjësi dhe besoj që komisioni duhet të ketë fokus pikërisht këtë çështje...sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar, unë mendoj që komisioni duhet të kaloj në një nivel jo vetëm të monitorimit por edhe të rekomandimeve serioze, profesionale, në mënyrë të veçantë duke pas parasysh kapacitetin e juaj profesional, meqenëse bëhet komision me përbërje të gjyqtarë të Supremes“, tha ai.

Ndërkohë, drejtues të komisioneve të ndryshe, raportuan për punën gjatë vitit 2024, derisa u kërkua angazhim më i madh në monitorimin dhe arritjen e objektivave të Këshillit Gjyqësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat