Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka kërkuar nga qytetarët në Viti që të mobilizohen për të votuar për sovranitet më 9 shkurt. Sipas tij, gjatë katër viteve në pushtet, Kosovës ia kanë vendosur sovranitetin, e territorit ia kanë shtuar integritetin.
Kryeministri aktual i Kosovës, Kurti gjatë tubimit elektoral të premten në Viti, tha se kauza për sovranitet po thërret të gjithë qytetarët që të bëhen bashkë në numrin 118.
Kurti: Të bëhemi bashkë për sovran 118
“Ata që i takoni gjatë dy javëve të ardhshme derisa bisedoni se qysh duhet me votua numrin 118 dhe nëse rastësisht dikush prej tyre, ndonjë kushëri i largët po mendoj se do të votojë për një parti tjetër me atë numrin tjetër, jo 118. Unë ju kisha sugjeruar t’i thoni kështu, në vitin 2029 të gjithë aman krejt do të votojnë Vetëvendosjen. Pse po e shtyn për katër vjet. Në vitin 2029 edhe ata që se kanë mendjen me na votua tash atëherë kanë me na votua neve. Prandaj më 9 shkurt, mos e zgjat, Lëvizja Vetëvendosje 118. Sigurisht që territorit ia kemi shtuar integritetit, ekonomisë prodhimin. Prodhimit, punësimin dhe punësimit, arsimit. Por ajo çka e kemi më përzemër është se shtetit tonë ia kemi vendosur sovranitetin. Prandaj sot kauza për sovranitet po thërret që të bëhemi bashkë 118. Sovranitet, sovran 118, sovran 118, sovran 118”, tha Kurti.
Në kuadër të fushatës elektorale, Kurti do të mbajë tubim elektoral edhe në fshatin Llabjan dhe në Kamenicë.