Hamza: Kanë mbetur edhe mbi dy javë deri në ditën e zgjedhjeve

Aktuale

Hamza: Kanë mbetur edhe mbi dy javë deri në ditën e zgjedhjeve

Më: 24 janar 2025 Në ora: 18:28
Bedri Hamza

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se ndihet i nderuar që mijëra qytetarë iu bashkuan në përpjekjet për “një Kosovë që mundet ma mirë”.

Hamza përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kur kanë mbetur edhe dy javë deri në ditën e zgjedhjeve, programi i kësaj partie po mbështet në numra të jashtëzakonshëm.

“Jam thellësisht i nderuar nga mijëra qytetarë që i janë bashkuar përpjekjeve tona për një Kosovë që mundet ma mirë.

Kanë mbetur edhe mbi dy javë deri në ditën e zgjedhjeve dhe programi ynë që garanton mirëqenie për qytetarët dhe përparim për Republikën tonë, po mbështetet në numra të jashtëzakonshëm.

Çdo votë e juaja për Kosovën që mundet ma mirë më jep inspirim për punën që do ta bëj si kryeministër i vendit”, ka thënë ai

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat