Kurtan Kajtazi: Vushtrrinë dhe Kosovën i presin projekte madhore pas 9 shkurtit

Aktuale

Kurtan Kajtazi: Vushtrrinë dhe Kosovën i presin projekte madhore pas 9 shkurtit

Më: 24 janar 2025 Në ora: 19:45
Pamje nga takimi

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kurtan Kajtazi, ka deklaruar se pas 9 shkurtit, Vushtrria dhe e gjithë Kosova do të përfitojnë nga projekte madhore që do të sjellin transformime të rëndësishme për jetën e qytetarëve.

Ai ka kujtuar se si ministër i Bujqësisë, në vitin 2017, inspektoi projektin për zgjerimin e sistemit të ujitjes në Pantinë dhe Samadrexhë, një projekt që ndikoi ndjeshëm në përmirësimin e kushteve për bujqit e Vushtrrisë.

Kajtazi u shpreh se me programin e PDK-së, shumë projekte të tjera madhore do të realizohen.

“Projekte edhe më madhore e presin Vushtrrinë dhe Kosovën pas 9 shkurtit me programin e PDK-së për një Kosovë ma të mirë”, shkroi ai në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat