Kandidati për kryeministër nga koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa, Albin Kurti, në një tubim elektoral në Kamenicë tha se në programin për këtë komunë janë përfshirë të gjitha kategoritë.
Kurti deklaroi se dy çerdhe të reja janë pjesë e programit për Kamenicën, si dhe investime në infrastrukturë rrugore, sportive dhe të drejta të barabarta për qytetarët e Luginës që jetojnë në Kosovë.
“Në Kamenicë po ndërtohen 2 çerdhe, njëra do të përurohet, e tjetra do të fillojë ndërtimin këtë vit. Qeveria jonë e ka mbështetur Kamenicën me 22 milionë euro, janë nënshkruar kontrata që lidhin fshatrat dhe zhvillojnë ekonominë e komunës. Stadiumi i parë i atletikës në vend do të jetë në Kamenicë me 3.5 milionë euro investime, me kushte moderne. E kemi edhe projektin e stadiumit të Hogoshtit, mbi 5.5 milionë euro për infrastrukturën sportive në Kamenicë,” tha Kurti.
Ndërkohë, Albulena Haxhiu, kandidate për deputete nga LVV, premtoi përfundimin e reformës në drejtësi dhe rritjen e përfaqësimit e barazisë gjinore në institucionet publike.
“Punësimi, super puna, barazia gjinore janë prioritet i qeverisë Kurti dhe nuk do të ndalemi pa i realizuar qëllimet,” tha Haxhiu.
Kadri Rahimaj, kryetar i Komunës së Kamenicës, në këtë tubim kërkoi votën për LVV duke folur për projektet për këtë komunë.
“Milionë euro për stadiumin e atletikës, 2 çerdhe të reja, salla të sporteve, 6 ujësjellës, ndërtim të rrugëve në brezin kufitar dhe hartimin e projektit për kyçjen e Kamenicës në autostradë,” tha ai.
Në këtë tubim, me mbështetje të LVV-së, Listës Guxo dhe Alternativës, u prezantuan edhe kandidatët për deputetë