Rrahmani: Do të angazhohemi për mbrojtjen e vlerave të familjes

Aktuale

Rrahmani: Do të angazhohemi për mbrojtjen e vlerave të familjes

Më: 24 janar 2025 Në ora: 21:11
Eman Rrahmani

Programin elektoral për zgjedhjet e 9 shkurtit, Koalicioni për Familje e shpalosi në qytetin e Gjilanit. Përfaqësuesit e këtij koalicioni deklaruan se do të angazhohen që t`i mbrojnë vlerat e familjes si dhe do t`u dalin në ndihmë kategorive të ndryshme shoqërore.

Koalicioni për familjen ka hapur fushatën zgjedhore në Gjilan. Gjatë takimit me përkrahës,  bartësi i listës, Eman Rrahmani deklaroi se do te angazhohen për mbrojtjen e vlerave të familjes. 

Edhe kandidati për deputet i këtij koalicioni, Ferid Agani, theksoi se kjo parti ka program që mbron familjen në frymë të shëndoshë. 

Kandidati tjetër për deputet nga ky koalicion, Selim Pacolli tha se misioni i tyre është mbrojtja e familjes. 

Gjatë shpalosjes së programit ky koalicion premtoi se do të angazhohen edhe për t'iu dalë në ndihmë kategorive të ndryshme shoqërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat