Dardan Velija ka larguar punonjës nga KMDK-ja për bindje politike, thotë Gashi-Durmishi

Aktuale

Dardan Velija ka larguar punonjës nga KMDK-ja për bindje politike, thotë Gashi-Durmishi

Më: 24 janar 2025 Në ora: 22:39
Syzana Gashi-Durmishi

Syzana Gashi-Durmishi, përgjegjëse për Siguri dhe Shëndet në Punë në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), ka ngritur akuza ndaj kryeshefit të kompanisë, Dardan Velija, i cili u emërua në vitin 2023.

Gashi-Durmishi ka thënë se Velija ka larguar nga puna disa punonjës për shkak të bindjeve të tyre politike dhe ka vendosur persona të afërt me të në pozita të rëndësishme brenda kompanisë.

“Dy vjet iu ka dashtë me qit mu. Tjerët i ka qit për një muaj ose dy…

Disa me marrëveshje 2 plus 1. Një drejtor të administratës tash vone e ka suspenduar. Drejtorin e prokurorimit. Zyrtares së prokurorimit çdo muaj i vazhdohet kontrata. E ka pas një vjeçare, tash nga një muaj. E tranon njeriun, nën e tre fëmijëve.

Zyrtari ligjor. Është auditori. Krejt çka vyen për një kompani publike, vetëm unë kam rezistuar gati 2 vjet. I ka vendos (njerëzit e vetë), diku 9 do të kryhen në shkurt, para zgjedhjeve”, ka thënë Gashi-Durimishi në Debat Plus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat