Gjini: Fitorja në demokraci është fitore për shërbim

Aktuale

Gjini: Fitorja në demokraci është fitore për shërbim

Më: 24 janar 2025 Në ora: 22:44
Ardian Gjini

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ardian Gjini, ka bërë thirrje për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e votës.

"Fitorja në demokraci është fitore për shërbim", tha Ardian Gjini.

Ai ftoi qytetarët që të jenë aktivë dhe të luajnë rolin e tyre në procesin demokratik.

“Secili prej jush, bashkëqytetarë të dashur, sot ka një rol për të luajtur. Qoftë duke folur me familjarë, miq e kolegë, apo thjesht duke u paraqitur në votime, ne mund të bëjmë një ndryshim,” theksoi ai.

Gjini shprehu mirënjohje për të gjithë ata që mbështesin programin e tij dhe të Koalicionit për Kosovën Fituese, duke u zotuar për fokusin e tyre në zhvillimin e vendit dhe integrimin euroatlantik.

“Faleminderit të gjithëve që besojnë programin 'DirektNëNATO'”, përfundoi Gjini, duke kujtuar numrin zgjedhor të koalicionit, 137.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat