Qorrolli: Programi është drejt finalizimit, prezantohet së shpejti

Aktuale

Qorrolli: Programi është drejt finalizimit, prezantohet së shpejti

Më: 24 janar 2025 Në ora: 22:56
Vigan Qorrolli

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se programi politik i këtij subjekti politik është drejtë finalizimit.

Qorrolli tha se janë duke punuar intensivisht që programi politik, me të cilin LVV-ja synon të qeverisë edhe për katër vitet e ardhshme të publikohet sa më shpejtë.

“Jemi në ditën e 16 të fushatës dhe programin sigurisht që është drejtë finalizimit dhe ai do të publikohet brenda një afati të arsyeshëm dhe në rrethanat politike që jemi duke qenë se po punohet intensivisht për të gjitha shtyllat e programi politik ai do të publikohet dhe sigurisht opinioni do ta dijë përmes mediave për programin politik, i cili do të bazohet në disa shtylla. Kështu që do ta keni shumë shpejt programin të shkruar – nëse e doni atë”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas tij, nuk mund të thuhet se LVV-ja nuk ka program, derisa sipas tij, kryeministri Kurti po e prezanton te qytetarët përmes fushatës.

“Ndërkohë, nuk mund të thoni që VV-ja nuk ka program, sepse ato në katër anët e Kosovës kryeministri Albin Kurti që nga mëngjesi deri në dark po i shpalos për besimin plebishitar që do ta marrë më 9 shkurt dhe duke i thënë e rrëfyer të gjitha të arriturat, ai synon që për besimin e radhës dhe gjithmonë ai ka treguar se çka synohet edhe katër vitet e ardhshme. E tashmë ato do të transkriptohet dhe do të prezantohen para publikut. Nuk mund të thoni që s’ka program LVV-ja”, deklaroi ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat