Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, deklaroi se nuk do të kenë nevojë për koalicion për qeverisje në mandatin e ardhshëm.
“Nuk do të ketë nevojë për koalicione, në situatë juridike të paketimit të situatës të certifikimit të zgjedhjeve kur të konstituohet Kuvendi… s’do të besoj që do të ketë nevojë për një situatë të tillë.
Unë si deputet do të votoj për Albin Kurti në qeveri në legjislaturën e nëntë e në mandatin e tretë.
Ky do të jetë betimi im pas atij kushtetues që do të betohem për Kushtetutën e Kosovës, dhe do të betohem për qeverisjen e kryeministrit Kurti dhe të asnjë qeverie tjetër pa kryeministrin Kurti”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.