Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Amir Ahmeti, thotë se qëllim kryesor ky koalicion ka prurjen e moralit në politikë.
Ahmeti deklaron se qytetarët kanë humbur besimin te politikanët, por sipas tij, në mënyrë që të kthehet besimi duhet të kthehet edhe morali në politikë.
“Të gjitha pikat e programit janë të arsyeshme, janë lehtë të realizueshme dhe qëllimi ynë kryesor është që të sjellim moralin në politikë. Tek e fundit a është kjo e mundshme të bëhet? Është e mundshme, sepse qytetarët kanë humbur besimin te politikanët e te partitë politike. Nëse ne e sjellim moralin në politikë, unë besoj që besimi do t’i kthehet qytetarëve. Shqetësimi kryesor i jonë e që duhet të jetë i gjithë partive politike, është tërheqje për të votuar , pasi problemi është që ne vazhdimisht kemi vetëm gjysmën e popullatës që marrin pjesë në zgjedhje. Problemi është se gjysmën e popullsisë nuk e tërheq fare të dal në zgjedhje, sepse ata mendojnë se nuk do të ndryshojë fare asgjë nga jeta e tyre”, deklaroi ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Ai thotë se Koalicioni për Familjen ka bërë program politik që është lehtë i realizueshëm dhe që është i pranueshëm për qytetarët.
Ndërkohë, potencoi se premtimet e koalicionit janë modeste, e jo megalomane, të cilat sipas tij, “nuk mund të realizohen edhe nëse bëhen bashkë të gjitha partitë politike”.