Kardiologu Gani Bajraktari tregon për gjendjen në QKUK

Aktuale

Kardiologu Gani Bajraktari tregon për gjendjen në QKUK

Më: 25 janar 2025 Në ora: 00:13
Kardiologu Gani Bajraktari

Kandidati për deputet nga radhët e Nisma’s, Gani Bajraktari ka folur për gjendjen në QKUK.

Bajraktari në emisionin ‘Pressing’ thotë se paga e një infermieri është për gjynah.

“Paga e infermieres është për gjynah. As fëmijët nuk mund t’i mbajë. Ka plotë djem infermierë që nuk martohen, pasi thojnë nuk guxoj mu martu se nuk kom pare, nuk di qysh me i mbajt fmit.

Mjekëve ju kanë ngrit pagave, por në rajon ende i kanë më të voglat.

Kryeministri aktual i ka pa mjekët me sy armiqësor, në fillim ka thënë se nuk do t’i lejojmë të punojnë në sektorin privat. Në vend se qeveria aktuale të shoh se cfarë po bën Gani Bajraktari në orarin e paradites, atyre ju intereson se cka bëj pasdite”.

Tutje, duke qeshur panelistët përmendin edhe ‘Qenin tapall’, për të cilin thotë se është e tmerrshme gjendja nga qentë në QKUK.

“Qeni tapall i ka sjellë edhe 40 shokë e shoqe, dhe është e tmerrshme aty ku e parkoj veturën. Unë e kom frikën ma t madhe aty se është një tufë qenësh, se e kam pa kur iu kanë vërsulë një qytetari”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat