Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118

Aktuale

Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118

Më: 25 janar 2025 Në ora: 10:27
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar qytetarët në komunën e Artanës, ku edhe ka kërkuar mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kurti ka publikuar fotografi nga takimi, ku ka shkruar se Artana e ka tokën e artë e zemrën e zjarrtë.

“Artana e ka tokën e artë e zemrën e zjarrtë. Republika të artë e ka shansin me 9 shkurt, e të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118”, ka shkruar Kurti si mbishkrim mbi fotografitë e shpërndara nga takimi.

Ndryshe, subjektet politike po vazhdojnë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, ku edhe po prezantojnë programet e tyre para qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat