Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka thënë se partia serbe e cila garon në zgjedhjet në Kosovë, e që kryetar i saj është Jabllanoviq, ka sfiduar shtetin e Kosovës përmes deklaratës duke bërë thirrje para institucioneve dhe flamurit të Republikës së Kosovës që komuniteti serb të mbështesë këtë listë në zgjedhje, madje, ai gjatë deklaratës nxorri nga xhepi i tij flamurin e Serbisë dhe tha se do ta vendosë aty ku e ka vendin.
Shala, duke iu kundërpërgjigj thotë se “Kosova ka norma dhe nuk mund të hyni e të dilni e të sabotoni institucionet tona, qoftë edhe ato të sigurisë së vendit”.
Shkrimi i plotë:
Një parti serbe që mbështet fushatën e saj duke sfiduar ligjërisht Kosovën përmes një deklarate/ mesazhi që ne vete është kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
🚩 Bartësi i listës së Partisë së Serbëve të Kosovës, e cila garon me numrin 120 në zgjedhjet e 9 shkurtit, z. Jabllanoviq, ka bërë thirrje para institucioneve dhe flamurit të Republikës së Kosovës që komuniteti serb të mbështesë këtë listë në zgjedhje.
❗️Gjatë kësaj deklarate, ai shpalosi flamurin e Serbisë nga xhepi i tij dhe u shpreh se do ta vendosë atë “aty ku e ka vendin”.❗️
🚩 Është e rëndësishme të theksohet se flamuri i Serbisë e ka vendin e tij natyror në institucionet e shtetit serb dhe jo në ato të Republikës së Kosovës. Ky veprim nuk reflekton respektin e nevojshëm ndaj institucioneve të shtetit tonë dhe simboleve kombëtare të Kosovës.
✅️ Ndërsa në videon e dytë që ka bërë para stacionit policor të Republikës së Kosovës në veri të vendit, ndër të tjera thotë se do t'i kthejmë serbët në këto institucione, andaj iu referohet atyre që sabotuan sigurinë tonë me largimin e tyre më 05.11.2022.
Më lejoni të shpjegoj se Kosova ka norma dhe nuk mund të hyni e të dilni e të sabotoni institucionet tona, qoftë edhe ato të sigurisë së vendit.
Ndërsa fushatat elektorale duhet të zhvillohen në një frymë konstruktive, duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe normat e Republikës së Kosovës.
Shprehjet dhe aktet që aludojnë kthim në qasje apo veprime të viteve ’90 janë të papranueshme dhe nuk përkojnë me realitetin e sotëm demokratik dhe të pavarur të Kosovës.
📍 Prandaj :
Ju bëjmë thirrje që të fokusoheni në integrimin aktiv dhe konstruktiv në institucionet e Republikës së Kosovës, duke promovuar një bashkëjetesë të shëndoshë dhe duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve, siç garantohet nga Kushtetuta dhe ligjet tona.
Fushata elektorale duhet të shërbejë për të propozuar zgjidhje konkrete dhe të dobishme për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe jo për të përçuar mesazhe që krijojnë ndasi apo nxisin tensione.
Vetëm përmes respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.