Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë

Aktuale

Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë

Më: 25 janar 2025 Në ora: 12:06
Ramush Haradinaj

Koalicioni për “Kosovën Fituese”, po vazhdon fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se koalicioni për “Kosovën Fituese” do të mbajë sot tubimin e radhës në Kamenicë.

“Në tubimin zgjedhor që nis në ora 18, do të marr pjesë edhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj”, bëhet e ditur në njoftim.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt, ndërsa subjektet politike tashmë kanë hyrë në javën e dytë të fushatës zgjedhore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat