DnV: Ndarja e nga 170 eurove nga Serbia, përpjekje për të influencuar vullnetin qytetar

Aktuale

DnV: Ndarja e nga 170 eurove nga Serbia, përpjekje për të influencuar vullnetin qytetar

Më: 25 janar 2025 Në ora: 12:24
Violeta Haxholli

Violeta Haxholli nga Demokracia në Veprim ka treguar zhvillimin kryesor gjatë dy javëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se rasti në fjalë është ndarja e parave ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Një nga zhvillimet kryesore është vendimi i Qeverisë së Serbisë për të dhënë nga 170 euro për rreth pesë mijë serbë në Kosovë i cili në vlerësimin tonë përbën një ndërhyrje të drejtë për drejtë në procesin zgjedhore të Kosovës.

Dhe paraqet një përpjekje të hapur për të influencuar vullnetin qytetar të komunitet serb duke përdorur ndihmën financiare si mjet për të ndikuar në përcaktimin e votuesve”, ka thënë Haxholli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat