LDK i kërkoi sërish debat Kurtit/ Gashi: Nuk është punë guximi, njësoj presidenti Rugova e shpërfillte

Aktuale

LDK i kërkoi sërish debat Kurtit/ Gashi: Nuk është punë guximi, njësoj presidenti Rugova e shpërfillte

Nga: A.SH Më: 25 janar 2025 Në ora: 12:59
Shkëlzen Gashi

Lidhja Demokratike sërish ka kërkuar sërish një përballje debati ndërmjet dy krerëve të partive, LDK e LVV.

Kjo është hera e dytë që kjo parti kërkon një përballje të drejtëpërdrejtë me kryeministrin Kurti.

Analisti Shkëlzen Gashi, ka reaguar pas kësaj, duke thënë se nuk është mungesë guximi por punë shpërfilleje.

Postimi në Facebook:

LDK po thotë kryeministri kurti nuk po ka guxim të përballet me ne në debat.

O njerëz, s'është punë guximi, por punë shpërfilleje.

Njësoj presidenti rugova e shpërfillte 'opozitën' e atëhershme sepse e konsideronte të padenjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat