Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim studentë nga shtete të ndryshme, të cilët po ndjekin studimet e nivelit master për të Drejtat e Njeriut në Vjenë, Austri, dhe në Venecia – Itali.
Gjatë takimit, Sveçla diskutoi arritjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe gjendjen aktuale në fushat që mbulon kjo ministri.
Ai theksoi angazhimin e palëkundur të MPB-së në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit, ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit, migrimit ilegal dhe çdo aktiviteti të paligjshëm që rrezikon sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të tij.
Njoftimi i plotë:4
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, priti studentët e programit të masterit për të Drejtat e Njeriut në Vjenë dhe në Venecia.
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, priti në takim studentë nga shtete të ndryshme, të cilët po ndjekin studimet e nivelit master për të Drejtat e Njeriut në Vjenë, Austri, dhe në Venecia, Itali.
Gjatë takimit, ministri Sveçla diskutoi arritjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe gjendjen aktuale në fushat që mbulon kjo ministri. Ai theksoi angazhimin e palëkundur të MPB-së në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit, ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit, migrimit ilegal dhe çdo aktiviteti të paligjshëm që rrezikon sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të tij.