Hykmete Bajrami, kandidate për deputet në LDK, ka thënë se Kosova është nën saksnione të BE-së si shkak e Qeverisë Kurti.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se partia në pushtet po bërtet, po ofendon dhe shan nëpër tubime zgjedhore, sepse pas katër viteve qeverisje nuk e ka asnjë rezultat.
“Gjatë katër viteve, në çdo fushë ka pasur vetëm regres dhe skandale. Gati që dy vite Kosova është nën sanksione (masa ndëshkuese të BE-së). Përpos dëmtimit të imazhit të vendit për shkak të këtyre masave janë edhe rreth 700 milionë euro projekte të cilat janë bllokuar tash e dy vite”, ka shkruar Barajmi në Facebook.
"Këtu po i listoj vetëm disa projekte dhe fondet e bllokuara në shumë prej 293 milionë euro:
-Grante për bujqësi ku më shumë se 500 farmerë dhe agrobiznese do të mund të përfitonin nga fondi prej 27.2 millionë euro:
7 mil. euro nga EU;
10 mil. euro MAFRD;
10.2 mil. euro BMZ.
-Projekti i riciklimit të mbeturinave të regjionit të Prishtinës, Dukagjinit, Gjilanit, Prizrenit, Gjakovës dhe Mitrovicës:
9.95 mil. euro IPA;
3 mil. euro SIDA;
8 mil. euro kontributi i BMZ.
-Projekti për trajtimin e ujit dhe mbeturinave: Investime në fabrika për trajtim të ujit dhe mbeturinave, projekti me i madh infrastrukturor:
20 mil. euro të IPAs;
90 mil. euro të WBIF;
42 mil. euro shtesë të BMZ që janë të zotuara.
-Trajtimi i mbeturinave në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë ka mbetë pa filluar – duke rrezikuar kështu shëndetin publik, ujërat nëntoksor dhe sigurinë ushqimore:
24 mil. Euro IPA;
20 mil. euro shtesë të BMZ që janë të zotuara.
-Rehabilitimi i rrjetit të KOSTT-it:
9.2 mil. euro të të WBIF,;
15 mil. euro të IPAs (potencialisht);
25 mil. euro BMZ që janë të zotuara".