Tali: Vuçiçi po i jep “shqelmat e fundit” – Kjo është shumë pozitive për Kosovën dhe rajonin

Aktuale

Tali: Vuçiçi po i jep “shqelmat e fundit” – Kjo është shumë pozitive për Kosovën dhe rajonin

Nga: A.SH Më: 25 janar 2025 Në ora: 15:47
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Dje Serbia ishte nën “ethe”.

Një grevë e udhëhequr nga studentët bëri që të mbyllen shumë biznese të premten në gjithë Serbinë, ndërsa Presidenti Aleksandar Vuçiç ka organizuar një tubim të madh për të kundërshtuar protestat e vazhdueshme antiqeveritare, që kanë sfiduar kontrollin e tij mbi pushtetin

Analisti Driton Tali, ka thënë se siç po shihet Vuçiçi e ka humbur gjakëftoftësinë me studentët, madje ai nuk po di as t’ menaxhojë.

“Unë, personalisht, këto zhvillime në Serbi, së bashku me zhvillimet në luftën e Ukrainës, po i shof si shumë pozitive për Kosovën dhe rajonin. Sepse në njërën anë Vuçiçit - si "mohikani i fundit" i "erës së Millosheviçit" - po i vie fundi, dhe po ashtu në anën tjetër edhe Putinit po i vie fundi”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Vuçiçi po i jep "shqelmat e fundit", ashtu sikurse edhe Putini.

Dje në tërë Serbinë u organizua goxha me sukses "grevë e përgjithshme", gjegjësisht “mosbindje e përgjithshme qytetare”, kundër Vuçiçit.

Studentët në tërë Serbinë organizuan grevën nën mantrën "Ne nuk shkojmë në punë, nuk shkojmë në ligjërata, nuk bëjmë detyra të përditshme. Ne e marrim lirinë në duart tona. Pjesëmarrja juaj bënë ndryshimin",

Kompani të shumta, sindikata, shoqata, OJQ e parti politike e mbështetën aksionin.

Nga ana tjetër, derisa po vazhdonin marshimet protestuese në qytetet kryesore të Serbisë, në Jagodinë, Vuçiçi me partinë e tij (SNS), si kundër sulm, mbajti një tubim ku e paralajmëroi Lëvizjen e re për popullin dhe shtetin (Pokret za narod i državu), si një "domosdoshmëri të rrethanave" duke i ftuar të gjithë qytetarët e Serbisë që t'i bashkohen me fjalët "të gjithë janë të mirëseardhur".

Siç po shihet Vuçiçi e ka humbur gjakëftoftësinë me studentët. Nuk është ka dinë si t'i menaxhojë. Të sillet sikur me partitë opozitare nuk po mundet. Sa herë që po del "prej kollosekut" qoftë me oratori (me sharje e ofendime) apo me aksione friksuse (duke i shtyrë huliganët dhe kriminelët e tij që t'i sulmojnë fizikisht studentët), veç sa po shkakton më shumë simpati tek qytetarët për studentët dhe mllefe ndaj pushtetit.

Vetëm mungesa e ndonjë lideri apo organizate politike e studentëve, që do t'i kanalizonte kërksesat dhe aktivitetet e tyre, deri tash êshtë ka i ndihmon Vuçiçit. Për ndryshe ai deri më sot u tregua i pamundshëm ndaj studentëve.

Unë, personalisht, këto zhvillime në Serbi, së bashku me zhvillimet në luftën e Ukrainës, po i shof si shumë pozitive për Kosovën dhe rajonin. Sepse në njërën anë Vuçiçit - si "mohikani i fundit" i "erës së Millosheviçit" - po i vije fundi, dhe po ashtu në anën tjetër edhe Putinit po i vije fundi.

Dallimi është se "këtë Rusi" të Putinit po e shkatërron Lufta e Ukrainës (ashtu siç e shkatërroi BRSS'ën Lufta e Afganistanit) kurse 'këtë Serbi" të Vuçiçit korrupsioni dhe kapriçiozllëku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat