Halil Geci përmes një postimi në Facebook ka ‘goditur’ ata që vodhën dhe plaçkitën Kosovën, duke paralajmëruar se goditja përfundimtare për këta persona do vjen me 9 shkurt
Ai në një shkrim në Facebook e fokusoi në disa pika: ‘Mashtrimi pas luftës dhe etja për pushtet’, ‘Hashimi dhe pasojat e tradhtisë’ dhe ‘9 Shkurti: Fundi i tradhtisë’, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Goditja përfundimtare vjen me 9 shkurt ndaj tradhtarëve që plaçkitën Kosovën
Në shoqërinë kosovare sot shohim një pabarazi të theksuar sociale, ku dy skaje të botës janë më të dukshme se kurrë: të pasurit dhe të varfrit. Të pasurit përbëjnë vetëm 2% të popullsisë, shtresa e mesme rreth 10%, ndërsa 88% e qytetarëve jetojnë në varfëri të skajshme. Nga kjo shumicë e vuajtur, plot 600 mijë qytetarë janë në luftë për ekzistencë dhe pritet që më 9 shkurt t’ia japin popullit një kthesë historike duke përkrahur kutitë e Vetëvendosjes.
Kush janë këta të pasur që e shkatërruan Kosovën?
Shumica e tyre janë individë të vetëquajtur “çlirimtarë” e “gjeneralë”, të cilët në emër të luftës ndërtuan pasuri marramendëse. Ishin fukarenj e të varfër dje, ndërsa sot janë milionerë që ua rrjepën këtij populli bukën nga goja. Në vend që të ndërtonin një shtet të drejtë e demokratik, këta zuzarë e përdorën emrin e luftës si mjet plaçkitjeje për më shumë se 20 vjet.
Mashtrimi pas luftës dhe etja për pushtet
Këta të vetëquajtur çlirimtarë që luftuan një vit, e kthyen luftën në biznes dhe e përdorën për të përvetësuar të mirat materiale të popullit. Për më tepër, iu vërsulën politikës pa pikë njohuri për të kuptuar se çfarë është qeverisja. Siç nuk e kuptuan luftën dhe pushkën, nuk e kuptuan as politikën, duke e marrë në qafë një shoqëri të tërë.
Hashimi dhe pasojat e tradhtisë
Imagjinoni një individ si Hashim Thaçi, që e quan veten “gjeneral” e “politikan”, por që përfundon i lidhur në kungjin e Hagës si një zagar nën hambar. Po Kosovës çfarë i bëri ky individ pa din e pa iman? Përveç që tradhtoi popullin dhe shokët e tij të luftës, ai e përfshiu UÇK-në në një njollë duke e etiketuar si organizatë kriminale.
Gjykata Speciale, që Thaçi dhe shokët e tij krijuan për të mbrojtur interesat e veta, sot është pasojë direkte e tradhtisë së tyre. Nuk mjafton më as “pendesa” e vonuar e Vlorë Çitakut – alias “kosovska devojka” – që tha se u mashtruan në ndërtimin e saj.
9 Shkurti: Fundi i tradhtisë
600 mijë qytetarët e varfër që këta hajdutë lanë rrugëve janë sot dëshmitarët e kësaj tradhtie. Ata e dinë saktësisht kush e ka shkatërruar këtë vend dhe kush ka ndërtuar pasuri mbi kurrizin e tyre.
Më 9 shkurt, ky popull nuk do të heshtë më. Ata që e rrjepën Kosovën për 20 vjet do të marrin një përgjigje të ashpër e të drejtë. Ky popull, i lodhur nga vjedhjet, plaçkitjet dhe padrejtësitë, do t’i japë fund kësaj epoke të errët duke treguar se maskat kanë rënë dhe e vërteta është e qartë për të gjithë. Koha e ndryshimit ka ardhur!