Kandidati i AAK’së për deputet, Lahi Brahimaj, ka vizituar sot fshatrat Osek, Skivjan, Planqor, Hereq, Dujakë, Dobrigje dhe Firajë të komunës së Gjakovës.
Nga takimet me qytetarë ai ka ndarë disa foto në profilin e tij në Facebook, ku ka thënë:
Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për gjeneratat që vijnë. Me investime strategjike në zhvillimin rural dhe mbështetje direkte për fermerët, do të sigurojmë që çdo fshat i Kosovës të jetë një qendër e prosperitetit dhe mundësive të barabarta.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim drejt një Kosove Fituese!