Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar fushatën në Dobrajë e Madhe të Lipjanit.
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku tha se programi qeverisës i LDK-së do të jetë program i popullit të Kosovës derisa u premtoi banorëve të Dobrajës së Madhe largimin e deponisë së mbeturinave e përfundimin e stadionit sportiv.
“Vij me projekte konkrete, vij me profesionistë, vij mbi të gjitha me zotime për Dobrajën tuaj. Janë dy zotime për Dobrajën, i pari atë deponi të mbeturinave qe ua kanë sjellë do ta largojmë, dhe e dyta do të keni mbështetjen tonë që stadionin ta përfundojmë sa më shpejt”, tha ai.
Imri Ahmeti kryetar i Komunës së Lipjanit dhe kandidat i LDK-së për deputet tha se e vetmja parti politike qe po ofron program të qartë për zhvillim është Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Të na mbështetni si na keni mbështetë gjithmonë e unë te vazhdoj punën time, këto rrugica e ai stadion ju premtoj se do ta shohin dritën”, theksoi ai.
Abdixhiku edhe në Dobrajë të madhe premtoi rritje të pagave, pensioneve, barëra falas për pensionistët si dhe mbështetje për fëmijët e të porsalindurit.