Kurti paraqet 25 zotimet e tij për mandatin e ri

Aktuale

Kurti paraqet 25 zotimet e tij për mandatin e ri

Më: 25 janar 2025 Në ora: 21:52
Albin Kurti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar 25 zotimet së bashku me programet e planifikuara për mandatin e ri që synon ta fitojë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Kurti në këtë program ka përmendur investimet në shëndetësi, arsim, kulturë, sport, infrastrukturë, siguri e drejtësi.

Kurti tha se do të themelojnë Prokurorinë e re për çështje të krimit të organizuar e korrupsionit.

Përveç kësaj, ai tha se do të krijojnë Zyrën për Hetime Disiplinore.

“Do të jetë një strukturë e re që garanton balancë dhe kontroll të efektshëm nëpërmjet pushteteve, duke rritur llogaridhënien e KGJK-së dhe KPK-së për veprimet  e tyre. Zyra do të jetë përgjegjëse për trajtimin e ankesave e sjelljeve të papërshtatshme nga gjyqtarët e prokurorët. Procesi do të mund të iniciohet edhe ex -oficio".

Gjithashtu kreu i LVV-së theksoi se në mandatin e ardhëm do të themelojnë Gjykatën për Çështje Familjare.

Ndërkaq, Kurti ka përmendur edhe pagën minimale, e cila tha se do të rritet mbi 500 euro dhe e njëjta nuk do të tatohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat