LDK takime me diasporën në Zvicër, Lumbardh Salihu: Thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj

Aktuale

LDK takime me diasporën në Zvicër, Lumbardh Salihu: Thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj

Më: 25 janar 2025 Në ora: 21:59
LDK takime me diasporën në Zvicër

Në kuadër të aktiviteteve të saj për të përfshirë mërgatën në proceset vendimmarrëse në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një takim miqësor në Gjenevë me bashkatdhetarët që jetojnë atje.

Në këtë takim, ku morën pjesë edhe kandidatët për deputet Lumbardh Salihu, Vlora Dumoshi dhe Krenar Xhaferi të cilët ndanë vizionin për një rrugëtim të ri për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e rolit të diasporës në zhvillimin e vendit.

“Bashkë me Vlorën dhe Krenarin, në një takim miqësor e të përzemërt me nëndegën e LDK-së në Gjenevë, diskutuam për rolin dhe kontributin e mërgatës, si dhe për mundësinë e përfshirjes më të madhe në proceset vendimmarrëse në Kosovë. Thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Salihu.

Ky takim u përmbyll me angazhimin për të vazhduar komunikimin e ngushtë me diasporën, duke pasur në fokus fuqizimin e rolit të saj për të ardhmen e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat