“Trumpi me Grenellin e patën filluar një punë sa ishte Thaçi kryeministër...”/ Ish-komandanti i UÇK-së “zbulon” skemën si mund të ndodhë korrigjimi i kufirit!

Aktuale

“Trumpi me Grenellin e patën filluar një punë sa ishte Thaçi kryeministër...”/ Ish-komandanti i UÇK-së “zbulon” skemën si mund të ndodhë korrigjimi i kufirit!

Nga: A.SH Më: 26 janar 2025 Në ora: 07:58
Hafir Hoxha

Ish-komandanti ushtarak Hafir Hoxha, ka thënë se me Hashim Thaçi me Aleksandrë Vuçiq ishin duke zbatuar marrëveshje Kosovë-Serbi, dhe atë me korrigjim të kufirit.

Hoxha thotë se kjo nuk ndodhi për shkak se të dy u dobësuan në vendet e tyre, por aludon se me ardhjen e Trumpit në pushtet, Thaçi mund të lirohet nga Haga me kusht ose i pafajshëm dhe mund ta rivazhdojë projektin ku e ka lënë, pra për të nënshkruar korrigjimin e kufirit mes Kosovës e Serbisë.

Postimi i plotë:

Trumpi me Grenelin e patën fillua një punë sa ishte Thaçi kryeministër, në të njejtën kohë u duhej të koordinohet puna edhe me Vuçiqin në Serbi, po të kishin fuqi të mjaftueshme në vendet e tyre Thaçi e Vuçiq patën me mbyllë marrëveshjen Kosovë-Serbi me korrigjim të kufirit.

Thaçi nuk arriti të jetë aq i fuqishëm që të vendos vetë, ja dhanë edhe Edi Ramën me i ndihmue por kot, pastaj edhe Vuçiqi u dobësue atje në Serbi, tani me ardhjen e Trumpit përsëri ka gjasa me rivazhdue atë projekt, me lirue Thaçin me kusht që m’u bë i fortë në Kosovë që mos me mujtë me ja prish askush në KS është i dëgjueshëm (me siguri bëhet nëse lirohet i pafajshëm e vjen si hero në KS ) dhe me nënshkrue (Hamza) marrëveshjen me Serbinë me korrigjim të kufirit e kysmet ne po bëhemi Shypni pa veriun! Dhe Kosovës eksperimentale i kalon afati pas 10-15 viteve kysmet!!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat