Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku të shtunën mbajti takim me qytetarët e Gremës së Ferizajt.
Atje, Abdixhiku tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur në këmbë, e s’ka më asgjë që e ndalë.
“Të dashur qytetarë të Gremës dhe gjithandej Kosovës, tashmë është e qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur në këmbë dhe s’ka më asgjë që e ndalë. Jemi në festë”, tha ai.
Tutje, i pari i LDK-së shprehu përkrahjen dhe mbështetjen e kandidatëve për deputetë nga Ferizaj.
“I përshëndes kandidatët tuaj nga Ferizaj, janë njerëz të shkëlqyeshëm, janë njerëz patriotë, janë njerëz të djathë, janë njerëz të mbarë e të mirë, janë njerëz që ju përfaqësojnë mirë, që i kuptojnë brengat e juaja, që i kuptojnë hallet e juaja, dhe nesër do t’ju përfaqësojnë jo si këta deputetë të Ferizajt që ishin në Kuvend që s’bënë zë për Ferizajn tash e katër vjet, por si deputetë të vërtetë të Ferizajt që do të sjellin projekte për qytetin tuaj”, tha Abdixhiku.