Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se me Bedri Hamzën kryeministër pagat do të rriten për 50 përqind.
Krasniqi tha se kjo do të ndodh qysh në fillim të mandatit.
Ai shpërndau në Facebook një video ku Hamza tregon për këtë pjesë nga programi i PDK-së.
“Po, me Bedri Hamzën kryeministër, pagat rriten për 50% në fillim të mandatit të tij. 50% më shumë për mësues, infermierë, profesorë, doktorë, policë, ushtarë, zjarrfikës, për 84 mijë të punësuar që marrin paga pëmes buxhetit të Kosovës. #PDK131”, shkroi ai.