Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka takuar qytetarët e Banjës së Istogut.
Abdixhiku tha se në Banjë të Istogut ndodhi termet politik, ku tha se sallat ishin plot, korridoret plot e zemrat plot.
“Mbështetje e zjarrtë e kësaj ane që na mbushi me krenari e me shpresë për të ardhmen! Banja e rreshtuar fuqishëm prapa vizionit të LDK-së për Kosovën përparimtare! U fola për angazhimin tonë për zhvillimin e Istogut dhe të gjithë Kosovës”.
“Projektet tona për mbështetjen e bujqësisë, zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës janë të qarta dhe të realizueshme”, tha Abdixhiku.
Më tej, ai tha se fryma e fuqishme që po i shoqëron kudo, është thirrje e qartë popullore për ndryshim dhe garanci se më 9 shkurt do ta festojnë fitoren e madhe.
“Faleminderit Ilir për organizimin, suksese kandidatëve tonë nga kjo anë Shkemb Manaj, Serbeze Kabashi Muçaj, Besim Mulaj, Lisa Rugova. Bashkë do të bëhemi ndryshimi”, tha Abdixhiku.