​Presidenca mbështet nominimin e Feride Rushitit dhe KRCT për çmimin Nobel për Paqe

Aktuale

​Presidenca mbështet nominimin e Feride Rushitit dhe KRCT për çmimin Nobel për Paqe

Më: 26 janar 2025 Në ora: 18:24
Presidentja Vjosa Osmani dhe znj. Feride Rushiti

Presidenca e Republikës së Kosovës uron dhe mbështet nominimin e KRCT - Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims dhe Feride Rushiti për çmimin Nobel për Paqe

Organizata QKRMT është mbështetur dhe përkrahur në vazhdimësi nga Presidenca e Kosovës, si dhe, ndër vite, ka qenë ndër partnerët kryesor në organizimin e Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë e po kështu në avancimin e kësaj agjende në Kosovë.

Kjo organizatë, jo vetëm që ka kontribuar në procesin e rehabilitimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, por kanë luajtur rol kyç në ndërtimin e politikave që mbështesin përmirësimin e mirëqenies dhe statusit të kësaj kategorie në shoqërinë tonë.

KRCT, përpos kontributit të dhënë në Kosovë, njihet si ndër organizatat që ndihmojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe konfliktit në shtete të ndryshme në botë, përderisa ndajnë eksperiencën e Kosovës për ndërtimin e mekanizmave mbështetës për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për deputetin suedez, Magnus Jacobsson, i cili ka dorëzuar propozimin te Komiteti Nominues i çmimit Nobel për Paqe. Për më tepër, ai personalisht ishte pjesë e ngjarjeve që përfshinin temën për dhunën seksuale gjatë luftës dhe konfliktit, siç ishte rasti në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat