Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani ka uruar popullin australian me rastin e Ditës së Australisë.
Nëpërmjet një postimi në “X”, Osmani thotë se Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj më Australinë, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe respektit.
“Ne mezi presim të forcojmë më tej lidhjet e qëndrueshme midis vendeve tona.
Paqja, prosperiteti dhe suksesi le të vazhdojnë të lulëzojnë në të gjithë vendin tuaj të bukur”, ka shkruar më tej e para e vendit.