Besnik Tahiri pas tubimit në Malishevë: Sot koalicioni ynë e konfirmoi suksesin tonë dhe fitorën e qytetarëve të Kosovës

Aktuale

Besnik Tahiri pas tubimit në Malishevë: Sot koalicioni ynë e konfirmoi suksesin tonë dhe fitorën e qytetarëve të Kosovës

Më: 26 janar 2025 Në ora: 19:57
Besnik Tahiri

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas tubimit elektoral në Malishevë.

Tahiri tha se sot koalicioni i tyre e konfirmoi suksesin dhe fitoren e qytetarëve të Kosovës.

“Kosova Fituese do të konfirmohet me 9 shkurt. Sot, në një tubim madhështor koalicioni ynë e konfirmoi suksesin tonë dhe fitorën e qytetarëve të Kosovës. Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet që do ti japim drejtim vendit”, u shpreh Tahiri.

Besnik Tahiri mban numrin 10 në listën votuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat