Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Arben Gashi, i cili bart 14’shin në listën zgjedhore, ka thënë se Peja s’duron fyerjen.
Gashi këtë e ka thënë pas tubimit madhështor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë. Ai ka shtuar se Peja ka bërë zgjedhjen e tyre: ringritjen e madhe të 9 shkurtit.
“Këtu ku tradita, mikpritja e besa i kanë rrânjë t’thella.
Kjo asht Peja, me rrethinë qe nderon, por s’duron fyerjen.
Asht Peja qe kurrë s’ka nalë me kontribu për Kosovën e lirë e të andrrave, pa kursy kurrgja.
Në këtë mision, Peja tashma e ka ba zgjedhjen e vet.
Vazhdon bashkë me LDK-në fituese, me LDK-në, në ringritjen e madhe t’9 shkurtit.
Peja dhe krejt Kosova janë zemra e LDK-së, e rrahjet e saj kanë me kumbue fort në festën e fitores!”, ka thënë Gashi.