Koalicioni për Familje është dënuar përsëri me 5 mijë euro nga PZAP-ja për qëndrimet e shprehura në fushatë.
Lidhur për këtë gjobë ka reaguar Eman Rrahmani, i cili ka thënë se vendimi i PZAP-së prej 5 mijë eurove dënim është “veç pse po punojnë që vullneti i popullit të jetë në Kuvend, veç pse ne e duam familjen”.
Ndërkohë, bëri të ditur se edhe pas kësaj gjobe nuk kanë ndërmend të ndalen.
“Njet nuk e kemi me u dorzu!”, reagoi ai në Facebook.