Xhavit Haliti: PDK-ja do t’i trajtojë me dinjitet vlerat e luftës së UÇK-së

Aktuale

Xhavit Haliti: PDK-ja do t’i trajtojë me dinjitet vlerat e luftës së UÇK-së

Më: 26 janar 2025 Në ora: 20:21
Xhavit Haliti

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, pas takimit me veteranë të UÇK-së, sot në hotel Emerald, është zotuar se me PDK-në vlerat e luftës do të trajtohen me dinjitet, si themeli i shtetit të Kosovës.

” Ma mirë me UÇK-në!🙌🏻 Dëshmorët e kombit, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, janë simbol i guximit, sakrificës, kurajos dhe dashurisë për atdheun.

Pasi që UÇK-ja ishte dhe mbetet kryefjala e shqiptarëve, me PDK-në vlerat e luftës do të trajtohen me dinjitet, si themeli i shtetit të Kosovës”, ka shtuar Haliti në llogarinë e tij në Facebook.

Xhavit Haliti mban numrin 14 në listën e PDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat