Kristali i çmuar që Fana Rugova i dhuroi Lumir Abdixhikut, pesë pjesë të tjera të tij ndodhen nëpër botë

Aktuale

Kristali i çmuar që Fana Rugova i dhuroi Lumir Abdixhikut, pesë pjesë të tjera të tij ndodhen nëpër botë

Më: 26 janar 2025 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Një gur i madh e çmuar ishte nxjerrë nga miniera e Kamenicës në kohën kur Presidenti Ibrahim Rugova ishte gjallë. Pesë pjesë të tij, janë të shpërndara nëpër botë – dy në Shtëpinë e Bardhë, dy në Vatikan, i pesti është në dorën e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, derisa pjesëza e gjashtë i është dhuruar Lumir Abdixhikut nga Fana Rugova dhe ka zënë vend në zyren qendrore të LDK-së.

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, javën e kaluar mori mbështetje të madhe nga bashkëshortja e Presidentit historik Ibrahim Rugova, Fana Rugova, në garën për të parin e ekzekutivit në vend.

Në intervistën për Rubikon, Abdixhiku ka treguar se nga zonja Rugova, kishte marrë mbështetje edhe në dy vjetorin e zgjedhjes si kryetar i LDK-së. Gjatë prezencës së saj të parë në zyren e LDK-së, ajo i kishte dhuruar një gurë të çmuar, prapa së cilit ekziston një histori interesante.

“Në dy vjetorin e zgjedhjes sime në krye të LDK-së, zonja Fana ka bërë vizitën e parë në një parti politike dhe në LDK po se po. Asnjëherë ajo nuk ka qenë në zyren e LDK-së, as kur ka qenë gjallë Ibrahim Rugova. Në kohën e presidentit ai ka qëndruar në Rezidencën në Velani që të jemi të sinqert. Ardhja e saj këtu ishte një shenjë konfirmimi, ajo nuk kishte ardhur duar thatë por me këtë gurin këtu”.

“Kjo është dhurata e parë e mbaj afër flamurit. Edhe historia e këtij guri është e jashtëzakonshme. Zonja Fana më shpjegoi se ky guri ishte pjesë e gjashtë copëzave të mëdha. Dy pjesë të tij janë në Shtëpinë e Bardhë pasi u janë dorëzuar dy presidenteve amerikan, një presidentit Klinton dhe tjetrën presidentit Biden, dy pjesë tjera Papave në Vatikan, e pesta Tony Blair dhe e gjashta është kjo. Zonja Fana erdhi me dhuratë një gur i çmushëm prej minierës të Kamenicës që e kishte zgjedh presidenti Rugova”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku e ka ruajtur traditën e Presidentit Ibrahim Rugova për koleksionimin e kristaleve nga minierat në Kosovë. Thotë se është amater në këtë pikë porse merr shumë dhurata të tilla.

Vend të veçantë në zyren e LDK-së, zë edhe një dhuratë e Wesley Clark, përkrenarja e Skënderbeut, shqiponja, busti i Rugovës, shalli i fitores së vitit 2004 e topi i dhuruar nga futbollisti Edon Zhegrova. “Të gjitha këto tregojnë histori”, tha Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat