Tahiri: VV e kishte propagandë krijimin e Byrosë

Aktuale

Tahiri: VV e kishte propagandë krijimin e Byrosë

Më: 27 janar 2025 Në ora: 06:30
Xhafer Tahiri

Kandidati i Lidhjes Demokratike për deputet, Xhafer Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka pasur interesim ta themelojë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai ka thënë se kjo ka qenë vetëm propagandë.

Tahiri në emisionin “Këndi i Debatit” ka thënë se po të  themelohej kjo byro, i pari që do duhet të ftohej është ish- kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasiqi e ministra tjerë të kësaj qeverie.

“Kjo qeveri nuk ka pas interesim të bëjë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, andaj nuk i ka respektuar rekomandimet e Këshillit të Evropës, sepse po të bëhej, i pari që do duhet të jepte përgjegjësi do të ishte Nagim Krasniqi, Rozeta Hajdari për rezervat shtetërore, i treti shoku i kryeministrit që ka qenë ndërmjetësues për rezervat shtetërore… E kanë pas propagandë, sepse nuk kanë pas interes për ta bërë”, ka thënë Tahiri.

Ai është shprehur se “shyqyr Zotit që s’është bërë me atë si e ka menduar kjo qeveri”.

“Besimi i tillë se ti mundesh me themelua një institucion d me shku me ja bë me gisht edhe me targetuar politikisht vetëm pse nuk është me ty, është qasje e gabuar”, është shprehur Tahiri.

Ai ka thënë se LDK nuk ka qenë asnjë herë kundër siç është shprehur hetimit të hajnisë.

“LDK nuk e ka penguar dhe ka qenë gjithmonë për hetimin e korrupsionit. Hajnisë kemi i thanë hajni gjithmonë, edhe kur ministri ia jep vëllait e dajës së deputetes 100 mijë euro edhe më herët kur u bë 53 milionëshi po edhe në  të ardhmen kur te bahet, po edhe në KEK, kur drejtori të zihet duke vjedhë kryeministri duhet mi thanë hajni”, ka thënë Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat