Shënohet 80 vjetori i çlirimit të kampit Auschwitz, merr pjesë edhe Osmani

Aktuale

Shënohet 80 vjetori i çlirimit të kampit Auschwitz, merr pjesë edhe Osmani

Më: 27 janar 2025 Në ora: 06:44
Foto ilustrim

Sot do të përkujtohet 80-vjetori i çlirimit të kampit të përqendrimit dhe shfarosjes nazist gjerman Auschwitz.

Në këtë ceremoni krahas liderëve botërorë merr pjesë edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila dje ka udhëtuar për Poloni.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë ceremonisë, në përkujtim të viktimave të Holokaustit, me pjesëmarrësit do të ndahen rrëfimet prekëse të dy të mbijetuarve nga kampi i Auschwitz, duke rikujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore.

 “Auschwitz është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, për t`i kujtuar viktimat dhe për ta nxitur botën që të angazhohet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e tmerreve të tilla”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Presidenca e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat